Të shtëna në kufi me Ukrainën, presidenti ikën me vrap!

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky zgjodhi t’i vizitojë vetë trupat në kufirin me Rusinë ku situata është tensionuar ndjeshëm këto ditë.
Duket më shumë si një situatë e fillimshekullit të 20-të sesa si një konflikt modern, thotë CNN, me ushtarët e lodhur që shtrëngojnë nervozë pushkët e tyre, duke kontrolluar me kujdes zonën për ndonjë lëvizje të kundërshtarit.
Ata e dinë se snajperistë, me shumë gjasë të stërvitur nga rusët, presin me padurim shansin për të qëlluar. Më shumë se 20 kolegë të tyre janë vrarë deri tani këtë vit. Edhe vetë presidentit Zelensky, të veshur me rroba ushtarake e një helmet në kokë iu desh të vraponte në një moment për të mbërritur në trashe.

Me trupat ruse që po grumbullohen në kufi, të shqetësuara Shtetet e Bashkuara dhe Nato-ja nxituan të deklaronin mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Zelensky i kërkoi që të shtojnë përforcimet. Një ditë më parë, Ukraina akuzoi Kremlinin se shpërfilli kërkesën e saj për bisedime mes presidentëve të dy vendeve rreth grumbullimit të trupave ruse pranë kufirit. Moska pretendon se ushtarët janë në territorin e tyre, ndryshe nga forcat amerikane në zonë.
Kievi dhe Moska kanë fajësuar njëri-tjetri për përkeqësimin e situatës në rajonin lindor të Donbasit, ku trupat ukrainase luftojnë me forcat e mbështetura nga Rusia në një konflikt, që sipas Kievit, ka vrarë 14,000 njerëz që nga 2014-ta.

Advertisement

Top Channel

Advertisement
Advertisement

You May Also Like