Të shtëna me armë zjarri në Çair

Të shtëna me armë zjarri ka pasur këtë pasdite në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair. Lajmin për TV21, e konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më 20.11.2020 rreth orës 14:55 është lajmëruar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Cvetan Dimov” përpara një dyqani për auto pjesë. Deri në këtë moment nuk raportohet për persona të lënduar.

Advertisement

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja nga armë zjarri. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like