Të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale kanë afat deri më 30 tetor të dorëzojnë dhe publikojnë raportet për financimin e fushatës

Estimated read time 2 min read

Shkup – Enti Shtetëror i Revizionit njofton të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale 2021 se janë të obliguar që një ditë pas përfundimit të fushatës zgjedhore, pra një ditë para rrethit të dytë të votimit – 30 tetor të këtij viti, të hartojnë dhe deri te Enti Shtetëror i Revizionit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, të dorëzojnë raport me formularin për donacionet e pranuara në llogarinë e transaksionit për financimin e fushatës zgjedhore, përcjell Republika.

Siç thonë ata, për këtë qëllim, Enti Shtetëror i Revizionit me 30 tetor do të sigurojë funksionimin e rregullt të arkivit për pranimin e raporteve deri në ora 24:00, në të njëjtën kohë do të sigurojë pranim elektronik në adresën zyrtare të Entit Shtetëror për Revizion: dzr@dzr.gov.mk.

“Theksojmë se raportin me formularin për donacionet e pranuara në llogarinë e transaksionit për financimin e fushatës zgjedhore, pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore është i obliguar ta përgatisë në formularin e përcaktuar nga ministri i Financave, përkatësisht në pajtim me rregulloren për formularin, për raportin me specifikimin e shpenzimeve për të hyrat dhe të dalat në llogarinë e transaksionit për fushatën zgjedhore dhe raportin për donacionet e pranuara në llogarinë e transaksionit për financimin e fushatës zgjedhore.” thanë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Advertisement

Ata shtuan se pjesë përbërëse e kësaj rregulloreje është edhe udhëzimi për plotësimin e formularit të raportit.

“Subjektet politike janë të obliguara që këto raporte t’i publikojnë në ueb-faqet e tyre.” theksuan nga Enti Shtetëror për Revizion.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, në rrethin e parë, VMRO-DPMNE fitoi 22 komuna, LSDM 9 dhe BDI 3. Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale mbahet më 31 tetor

Advertisement
Advertisement

You May Also Like