Të gjitha pikat e errëta të vdekjes së Maradonës, nën akuzë mjeku personal

Ashtu siç pritej vdekja e Diego Armando Maradonës nuk do të harrohej pas funeralit. Hetimet e nisura nga autoritetet argjentinase kanë marrë një rrjedhë të papritur, pasi nën akuzë është vënë edhe mjeku personal i “Pibe D’Or”. Policia ka kontrolluar banesën dhe studion e neurokirurgut Lepoldo Luque, njeriu më I afërt në kohët e fundit me Maradonën, ai që e operoi në kokë në fillim të nëntorit dhe që ishte nga personat e pakët që kishin akses në dhomën e tij.

Vajzat e Maradonës kanë hedhur dyshime mbi trajtimin mjeksor, ndërsa kuzhinerja dhe maxhordomi i shtëpisë ku ndërroi jetë legjenda e futbollit kanë zbuluar një përplasje fizike mes tij dhe mjekut vetëm pak ditë përpara arrestit kardiak fatal. Hetuesit kanë mbkledhur prova, ndërsa pritet të ngrejnë një akuzë për “vrasje me faj” për Luque. Të shumta janë pikat e errëta në këtë ngjarje. Si fillim për orarin e vdekjes, por edhe për vendimin e transferimit në shtëpi të Maradonës pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Advertisement

Po ashtu, ashtu autoritetet pyesin se përse nuk ishte kërkuar një autoambulancë që duhet të qëndronte pranë shtëpisë së Maradonës dhe asistencë 24 orë nga infermierë. Luque ka reaguar menjëherë, duke hedhur poshtë akuzat. Në lotë përpara gazetarëve ai ka shpjeguar se Maradona ishte më shumë se një mik, por që për fat të keq ndërroi jetë si pjesa më e madhe e njerëzëve nga një arrest kardiak, që nuk ka lidhje me operacionin në kokë.
(balkanweb)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like