Të dielën nis regjistrimi i popullsisë

Të dielën fillon regjistrimi i popullsisë rezidente, amvisërive e banesave. por çështjet tjera që kanë të bëjnë me aspektet demografike, arsimore, ekonomike dhe sociale të popullsisë. Nga Enti shtetëror i statistikave thonë se i kanë përfunduar të gjitha procedurat për fillimin e regjistrimit ndërsa i bëjnë thirrje qytetarëve që të mos bien preh e atyre që i dëshirojnë të keqen vendit dhe bëjnë thirrje për bojkot.

“Apeloj të merrni pjesë në regjistrim. Mospjesëmarrja në regjistrim është akt qyqarësh, një akt që nuk i do të mirë vetvetes, shoqërisë, jetës tënde më të mirë dhe por edhe gjeneratave të ardhshme”, tha Jasmina Gjorgieva, ESHS.
Regjistrimi duhet të realizohet nga 5,550 regjistrues të shpërndarë në 50 rajone. Operacioni do të zgjas deri më 30 shtator. Paralelisht me regjistrimin në vend, vazhdon edhe regjistrimi online i mërgatës i cili ka nisur që në muajin mars. Sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave, në dy javët e fundit ka interes më të madh të mërgimtarëve për vetë regjistrim.

Për dallim nga ditët e sezonit të verës, kur numri i mërgimtarëve të interesuarve në një ditë sillej rreth 10 persona, nga enti njoftojnë se në dy javët e fundit, në web faqen e Entit vetë regjistrohen nga 30 deri në 50 mërgimtarë në ditë, gjë që dëshmon se kthehet interesi i mërgimtarëve për tu regjistruar. Sipas informatave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave, deri sot në mëngjes, janë regjistruar gjithsej 190 944 mërgimtarë.
Numri më i madh i tyre vazhdon të jenë:

Advertisement

Shtet nga ku janë regjistruar më shumë mërgimtarë
Nga Zvicra – 62 580
Nga Gjermania – 43 386
Nga Italia – 26 886
Nga Austria – 11 071
Nga SHBA – 8 211

Regjistrimi i popullsisë bëhet 20 vjet pas regjistrimit të fundit të vitit 2002. Një përpjekje për regjistrim të popullsisë pati në vitin 2012, por ky operacion ishte ndërprerë disa ditë para përfundimit për shkak të mospajtimeve mes partive politike lidhur me metodologjinë respektivisht regjistrimin e diasporës, por edhe çështje tjera për këtë operacion statistikor. Drejtuesit e institucioneve janë të bindur se kësaj radhe do të arrihet të mësohet numri i popullsisë.

Mefail Ismaili

Advertisement
Advertisement