Breaking News :

nothing found
28-09-2023

Taravari: Zaev lirisht le të më parashtrojë padi, nuk do t’i kërkoj falje

Advertisement

Kryetari i Komunës së Gostivar dhe sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje kryeministrit Zaev pas deklaratës kur u shpreh se i janë ofruar para deputetes gjatë formimit të shumicës së re parlamentare.

“Ai e din se unë e di. Nëse ka zgjidhur problemet më të mëdha, lirisht le të më padisë, këtu jam. Megjithatë do të vijë koha kur për këtë punë do të folet publikisht, për shkak se jemi regjim hibrid dhe nuk dëshiroj t’i përfshij deputetët tanë në këtë situatë të pakdëndshme. Këtë temë do ta përfundoj këtu”, u shpreh Taravari në pyetje të gazetarëve.

Kujtojmë se më herët Taravari akuzoi se në vend po qarkullojnë “kuferë me para” dhe se deputetja nga radhët e ASH-së ka marrë ofertë nga miqtë e kryeministrit për të kaluar nga opozita në shumicë, ndërsa kryeministri Zaev e demantoi dhe paralajmëroi padi nëse Taravari nuk kërkon falje.

Advertisement

Read Previous

Halil Kastrati me dy lajme të mira, dy projekte shumë të rëndësishme filluan sot!

Read Next

Pë*rdhunohet një 21 vjeçare në Shkup