Taravari: Shqiptarët e Kosovës të zgjedhin Albin Kurtin për kryeministër

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët në RMV dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravri bën thirrje në Kosovë të votohet Albin Kurti dhe lista e LVV-së.

Oguri i mirë thotë ai, po vjen dhe kjo shenjë kurrë s’ka qenë më e afërt për Kosovën.

“Historia i dërgon popujve shenjat e saj ogurmira. Kurrë dhe asnjëherë nuk ka qenë më e qartë se tash kjo shenjë për shqiptarët e Kosovës. Krejt dhe Drejt shkoni dhe zgjidhni Albinin dhe shkruani historinë e atdheut tuaj kaq të dashur edhe për ne!”, shkuran në rrjetet sociale, Arben Taravari. Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë mbahen në 14 shkurt./news33

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like