Breaking News :

nothing found
16-08-2022

Taravari priti në takim doktorantin e fizikës plazmatike Muhаmet Alija

Advertisement

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari mirëpriti sot në kabinetin e tij Muhamet Alijën, një i ri nga Gostivari, i cili ndjek studimet e doktoraturës në Institutin për Teknologjinë e Tensionit të Lartë dhe Sistemet Elektrike të Energjisë në Universitetin Teknik Braunschweig informon Tetovasot .

“Granti Erasmus + Placement i ka dhënë atij mundësinë që nuk i dha vendi ynë, për të çuar përpara projektin e tij kërkimor në Université Toulouse III – PaulSabatier. Vendi ynë, në veçanti Gostivari ka nevojë sot për më shumë profesionistë të kualifikuar sikurse është Muhameti, prandaj i kërkova të mos largohen por të qëndrojnë në vendlindje pas studimeve për të kontribuar për vendin”, deklaroi kryetari Taravari.

Fizicienti Alija, falënderoi kryetari Taravari për respektin dhe angazhimin tij për avancimin e të rinjve për tu marrë me shkencë.

Ndryshe, Muhamet Alija në Qendrën Kërkimore Laplace në Université Toulouse – III Paul Sabatier, si pjesë e grupit të punës ScIPRA (Shkencë dhe inxhinieri për plazmën reaktive dhe harqet) – mbikëqyrur nga Prof. Yann Cressault, kryen kërkime në fushën e fizikës plazmatike me temperaturë të ulët.

Advertisement

Read Previous

Maqedonia në mesin e pesë vendeve me bilancin më tragjik nga Covid 19

Read Next

Valon Ethemi firmos me Istanbulsporin