Taravari priti ambasadoren britanike Galloway

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot ka pritur në  takim ambasadoren britanike, Rachel Galloway.
“Shtjelluam shumë tema dhe mbi të gjitha folëm për përkrahjen e sinqertë nga miqë siç e kemi Mbretërinë e Bashkuar e cila është shumë e rëndësishme për ne si komunë dhe për vendin tonë në përgjithësi! Biseduam edhe për zhvillimin Euro-Atlantik të vendit tonë dhe theksova se ne duhet të jemi të përqendruar fuqimisht në krijimin e vlerave Evropiane dhe zhvillimin e ekonomisë, e cila sjell përfitime për qytetarët. Pandemia Covid 19 dhe ballafaqimi me të në të gjithë botën, poashtu ishte temë bisede” ka thënë Taravari. Në vazhdim ai ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ka qenë kështjella natyrale e Demokracisë, duke uruar vendi ynë një ditë ti ndjek hapat e këtij vendi mik!
Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours