Taravari: Po e zgjidhim problemin me ujin për 100 vitet e ardhshme

Gostivari do të konsumojë ujë të pijshëm të filtruar nga viti i ardhshëm. Filter –stacioni në fshatin Vërtok nuk është i lëshuar në përdorim me kapacitet të plotë, pasi gjatë ndërtimit të tij, janë shkelur disa procedura. Kështu tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në emsionin e mbrëmshëm “Politica” në TV Globi. Sipas tij, procedurat nuk janë respektuar nga vetë realizuesi dhe investitori, konkretisht Agjencia Zviceran për Zhvillim.

“Filter-stacioni në Komunën e Gostivarit funksionon, por kapaciteti i tij i plotë ende nuk është në funksion. Aty ka pasur probleme, që na ndërtimi i tij para 2017-tës dhe asnjëherë nuk është vendosur në funksion për shkak të defekteve që i ka bërë investuesi. Aty investimet janë bërë nga Agjencioni Zviceran dhe ata nuk vendosin diçka në funksion të plotë nëse realizuesi nuk i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara. Ka pasur probleme procedurale të cilat i ka udhëhequr vetë përfaqësia e Agjencionit Zviceran në Maqedoni. Kur ti kryejmë me realizuesin të gjitha procedurat, do të lëshohet në përdorim me kapacitet të plotë. Ishte paraparë procedurat të mbyllen në fillim të këtij viti, tani jemi në fund të viti, shpresojë vitin e ardhshëm filter-stacioni të lëshohet në përdorim të plotë”, deklaroi kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.

Në drejtim të përmirësimit të ujësjellësit të qytetit, kryetari Taravari përmend projektin e nisur ditë më parë SECO 2, i cili parasheh shtimin e kapacitetit të ujit dhe ndërrimin e të gjitha gypave të rrjetit ekzistues. Sipas tij, me këtë projekt qyteti dhe disa fshatra e zgjedhin çështjen e furnizimit me ujë për pije për një shekull.

“Dua të promovojë edhe projektin SECO 2, i cili përfshinë dy rezervuare gjigante që nuk i ka asnjë qytet ato rezervuare uji në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me të cilët pamundësohet të ketë mungesë të ujit në qytet dhe fshatrat Debresh, Zdunjë dhe nga ana tjetër Raven, Vërtok. Një rezervuar do të ndërtohet në Banjicë. Ky është një projekt i madh i përbashkët i Komunës së Gostivarit dhe Agjencionit të Zvicrës, projekt me vlerë diku shtatë milion euro i cili parasheh edhe ndryshimin e të gjitha gypave të ujësjellësit së bashku me rezervuaret e reja për ujë, për ndryshimin e gypave të azbestit në shumë vende në Komunën e Gostivarit. Praktikisht, është projekt 100 vjeçar për rregullimin e ujit në Komunën e Gostivarit”, tha më tej kryetari Traavari.

Dy nga tre garazhet në kate të premtuara nga ana e tij në vitin 2017-të, do të ndërtohen vitin e ardhshëm. Për vonimin e këtij investimi ai u arsyetua se në Planet ekzistuese urbanistike, komuna nuk i ka pasur të paraparë asnjëherë. Ato tani ekzistojnë dhe janë miratuar edhe nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Taravari tha se komuna nuk do ti ndërtojë vetë garzhet, por do të jepen me koncesion ose në partneritet publiko – privat.

Advertisement

“Për ta bërë një garazhë në kate, atë duhet ta kesh në Planin Urbanistik. Kur erdhëm ne në komunë askund në Plan Urbanistik nuk ishte paraparë garazhe në kate. Ne, menjëherë me një plan urbanistik të Bllokut III, që është përballë komunës, i vendosëm dhe i parapamë tre garazhe në kate. Një ku është cafeteria Relax, nji te tregu i jashtëm i cili ndodhet te rruga e spitalit, konkretisht te pjesa ku ndodhen disa institucione te salla e sportit dhe i treti afër spitalit. Këto kaluan në Plainin Urbanistik. Procedura e rregullimit të tyre është vonuar pasi vetëm për njërin prej tyre kemi pritur të kalon në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dy vite. Tani i kemi, por si komunë nuk mund ti ndërtojmë vetë dhe kemi nisur studimin e fizibilitetit prej ku parashohim ti jepen ndonjë investitori dhe ne kërkojmë ato të jenë objekte, jo garazhe montuese sepse me montim nuk mund të shkohet më shumë se dy kate. Ne i kemi paraparë me tre ose katër kate. Studimi i fizibilitetit do jetë gati para vitit të ri dhe menjëherë do të ketë shpallje. Ka të interesuar që kanë ardhur në komunë dhe presin për një investim të tillë me koncesion ose partneritet publiko-privat”, deklaroi kryetari Taravari.

Ai tha se për dy garazhe shpalljet do të dalin menjëherë, ndërsa njëri do të ngelet për vitin 2022. Ai foli edhe për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit, duke sqaruar se për shkak të pandemisë, mjetet janë ridestinuar. Vetëm një e katërta do të shkojnë për këtë qëllim me të cilat do të zbukurohet vetëm sheshi i qytetit. Me paratë e tjera do të sigurohen pajisje elektronike për nxënësit në nevojë për ndjekje të mësimit nga distanca.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like