Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, e pranon se është ulur buxheti për programet për parandalimin nga HIV, por thotë se aq para ka. Nuk kam shkop magjik, edhe unë nuk jam i kënaqur nga buxheti për Ministrinë e shëndetësisë, tha ai.
“Buxheti, kjo është çështje që harmonizohet në Qeveri, Programi për HIV është ulur pjesërisht, megjithatë nuk është deri në atë pikë që të ketë protesta. Megjithatë këtu jemi të hapur për të biseduar për gjithçka. Shikoni, këto janë paratë që i kemi, janë resurse që i ka Maqedonia, atë shtet e kemi trashëguar, këto gjendje i kemi trashëguar në shtet, kështu që nuk kemi shkop magjik, të gjithë kemi pakënaqësi, as unë nuk jam i kënaqur nga buxheti i ndarë për shëndetësi, edhe pjesa më e madhe e ministrave nuk janë të kënaqur, megjithatë duhet të gjindemi, të punojmë në mënyrë racionale dhe sa më shumë të kursejmë”, deklaroi Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë.