Taravari: Kemi shumë gjëra për të bërë para se të legalizojmë kanabisin

Taravari kundër Zaev: Kemi shumë gjëra për të bërë para se të legalizojmë kanabisin

Sekretari i ASH-së dhe kryetari i Gostivarit, Arben Taravari është kundër legalizimit të kanabisit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Jam kundër idesë së kryeministrit, dhe në këtë kohë aq më pak mund të mendohet për këtë gjë pasi kemi vërtetë shumë punë të tjera për të bërë”, tha Taravari në “Click Plus” në Tv 21.

Ne nuk jemi shtetet skandinave e as Holanda, tha më tej Taravari që të legalizojmë kanabisin, duke shtuar se nëse një gjë e tillë do të ndodhte në vendin tonë “do të kishte shumë keqpërdorime”.

Advertisement

Ndryshe, gjatë ditës së sotme kryeminitri Zoran Zaev tha se është pro legalizimit të kanabisit dhe të fillohet në fillim me Shkupin dhe Ohrin./tv21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like