“Edhe Shqipëria na tejkaloi në rrugën drejt BE-së” theksoi kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar vizitën në Bruksel. Tha se i ka porositur krerët europianë që të gjejnë mënyrë që Maqedonia të jetë pjesë e Unionit, nëse me të vërtetë ekziston dëshirë.
“Dukshëm po lejojnë që një vend anëtarë të biletarizojë gjithë këtë proces, diçka që nuk është qëndrim i 26 vendeve tjera anëtare. Ne nuk kemi çfarë të bëjmë, ne patjetër të luftojmë për qëndrimin tonë, ne patjetër të luftojmë për pozitën tonë dhe bashkëbiseduesve të mi u kam thënë që më nuk mundemi para qytetarëve tanë të dalim dhe t’i mbrojmë standardet e dyfishta”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër i Maqedonisë s Veriut.
Mickoski theksoi se propozimi francez ishte vetëm propozim. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për marrëveshje siç janë Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë për fqinjësi të mirë ku, siç shtoi, askund nuk shkruan se duhet të ndryshoh et Kushtetuta.
“Le të më tregojë dikush në Bruksel ku në atë “pacta” shkruan se ne duhet ta ndryshojmë Kushtetutën, të mos më përmendin propozime…Propozimi francez është diçka tjetër, ky nuk është “pacta”, nuk është Marrëveshje”, shtoi kryeministr i vendit, Hristijan Mickoski.
Nga ana tjetër, opozita e kritikoi politikën e jashtme të pushtetit. Theksojnë se duhet pasur kujdes për marrëdhëniet fqinjësore si kusht për anëtarësimin në BE. Sipas tyre, përkeqësimi i këtyre marrëdhënieve, siç është rasti me Bullgari, mund të na largojnë nga perspektiva europiane.
“Me keqardhje konstatojmë se atë që e pamë deri më tani në politikën e jashtme të qeverisë është vetëm në funksion të largimit të vendit nga rruga europiane dhe kthim në kohën e konflikteve. Kjo politikë nuk do të sjellë asgjë të mirë. Andaj thërras për mirëkuptim”, potencoi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
Përndryshe, siç deklaroi paraprakisht eurokomisari Oliver Varheji, muajin e ardhshëm në Bruksel do të mbahet Konferenca e dytë ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë ndërsa tha se kjo mund të ndodhë edhe me Shkupin.