Talebanët, vishen si marinsa amerikanë

Estimated read time 1 min read

Talebanët kanë fituar pajisje moderne falë rënies së ushtrisë afgane. Ata kanë në dorë armë, helikopterë dhe avionë, sipas një raporti të “Washington Post”.
Nga viti 2005 e deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë furnizuar me 18 miliardë dollarë pajisje ushtrinë afgane, sipas një raporti të paraqitur në Kongres muajin e kaluar.
Pjesa më e madhe e pajisjeve të tilla si helikopterët dhe avionët luftarakë, kanë vlerë vetëm për qëllime propagandistike pasi mjetet e avancuara amerikane kërkojnë njohuri, mirëmbajtje të shtrenjtë dhe pjesë këmbimi.

Advertisement

Por pistoletat, jelekët antiplumb dhe çdo pjesë e pajisjeve të këmbësorisë amerikane janë thelbësore për talebanët.
“Kur talebanët i veshin këto, paralajmërojnë indirect edhe dhunën e afërt”, tha Kathryn Kuzminski, një ekspert i mbrojtjes.
Talebanët “e blinduar”, të armatosur me armë amerikane dhe uniforma të forcave speciale amerikane, patrulluan dje rrugët e Kabulit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like