










Vajzat dhe gratë afgane nuk do të mund të udhëtojnë më vetëm, në distanca të gjata. Ato duhet të shoqërohen patjetër nga një mashkull. Është ky vendimi që ka ngjallur reagime të ashpra jo vetëm në opinionin publik vendas por edhe atë të huaj.





Talebanët kanë ngritur një ministri që ka si detyrë të posaçme, parandalimin e veseve dhe promovimin e virtyteve. Dhe është pikërisht kjo ministri që ka nxjerrë direktivën e re ku thuhet se gratë që udhëtojnë mbi 70 kilometra duhet patjetër të jenë të shoqëruara. Kjo tregon se ato nuk mund të udhëtojnë të vetme jashtë rajonit ku banojnë. Taksistëve nuk u lejohet të pranojnë në automjetet e tyre gra pa shami.





Granë afgane po përballen me reduktime drastike të të drejtave që pas marrjes së pushtetit nga talebanët në Gusht të këtij viti pas tërheqjes së amerikanëve. Ndër masat e para që ata morën, ishte rikthimi i mbajtjes së shamisë në kokë me detyrim.
Tv Klan