Takim Hoxha-Shaqiri, ja për çfarë biseduan

Sot Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë realizoi një takim pune me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, përcjell nmk-post.com

Fokusi i bisedës ishte i orientuar drejt dixhitalizimit të plotë të shërbimeve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave përmes portalit uslugi.gov.mk.

Disa nga shërbimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave tashmë janë të disponueshme përmes portalit të e-shërbimeve.
Qëllimi tjetër është që dixhitalizimi të mbulojë të gjitha shërbimet që Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ju ofron qytetarëve.

Në kushtet e pandemisë, mbajtja e distancës fizike është njëra nga masat e detyrueshme, e që ka për qëllim të mbrojë shëndetin tonë.

Advertisement

“Me dixhitalizimin ne do të arrijmë deri tek shërbimet më të shpejta, pa rrezik për shëndetin e qytetarëve që na vizitojnë dhe pa rrezik për punonjësit puna e të cilëve është në kontakt të drejtpërdrejtë me klientët.” ka shkruajtur Arjanit Hoxha në rrjetin social facebook

Advertisement
Advertisement

You May Also Like