Breaking News :

nothing found
26-09-2023

Tahiri-Kurtit: Të kanë refuzuar qytetarët, mos u zgërdhijë

Advertisement

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministrin Albin Kurti e kanë refuzuar qytetarët në zgjedhjet lokale.
Në seancën plenare të Kuvendit, Tahiri duke debatuar për projektin e gazsjellësin i është drejtuar Kurtit me fjalët “mos u zgërdhijë, pasi të kanë refuzuar qytetarët”.

“Unë e kuptoj se është zbutur kryeministri, pasi e kanë refuzuar qytetarët. Kryeministër mos u zgërdhijë se puna është më serioze, ju ke kërkuar qytetarëve me bashkëqeverisje me ta dhe të kanë refuzuar. Katër komuna i ke sepse i ke frikësuar qytetarët, qeverisja jote nga ngjallë pasiguri të madhe. Qeverisja juaj e ka refuzuar projektin më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Po më pëlqen arroganca jote, jam i lumtur, por po ndihem keq si qytetarë pasi po degradon vendi”, ka thënë deputeti.

Advertisement

Read Previous

Babai qëllon me thikë dhe më pas i hedh fëmijët nga ballkoni, njëri vdes në vend

Read Next

Ja tre deputetët për të cilët Kurti tha se janë ende studentë të juridikut?