Të njëjtit deklaruan se nuk duhet të ndërmerren veprime të pakoordinuara pasi mund të ketë pasoja dhe sjellë tensione
Në Kosovë ‘zbarkoi’ pak ditë më parë drejtori i CIA-s, William Burns, që si duket përcolli mesazhe të qarta rreth kësaj çështjeje.
Por, pa kaluar pak ditë nga kjo vizitë, Policia e Kosovës, njoftoi për mbylljen e institucioneve paralele në veri të vendit.
Një deklaratë e fortë erdhi edhe nga Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën, Jim O’Brien.
Ai i bëri thirrje kryeministri Kurti që të konsultohet në lidhje me veprimet që ndërmerr dhe të mos e ndikojë negativisht partneritetin Kosovë-SHBA.
“Siç e bëri të qartë ambasada e SHBA-së në Kosovë se SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, ka shkruar ai raporton Gazeta Blic.
Edhe gjatë ditës së sotme janë parë forca të shtuara të KFOR mbi Urën e Ibrit.
Çfarë pritet t’i sjellë Kosovës një qasje e tillë e kryeministrit Kurti ndaj SHBA-ve?
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në një intervistë tha se mos-kordinimi i Albin Kurtit me amerikanët e ka lënë veriun e vendit pa sovranitet.
Tahiri tha se Kurti është një antiamerikan i dëshmuar dhe se i njëjti i ka sjellë dështime Kosovës që nga koha kur erdhi në pushtet.
Ajo tha se Kurti do të largohet me turp nga pushteti.
“Moskoordinimi i Kurtit me amerikanët për veprimet e njëanshme në veri ka sjellë si dështim strategjik të tij duke e lënë veriun pa sovranitet ku nuk veprojnë as gjykatat e Kosovës e as komunat, hiq policisë e cila nuk është e plotë sepse nuk ka pjestarë të pakicës serbe. Kurti është një antiamerikan i dëshmuar që nga koha kur e mori pushtetitn, të cilin e mori me shumë premtime dhe solli shumë dështime”
“Pasojat për Kosovën do të zgjasin deri në largimin e Kurtit në zgjedhjet qe po vijnë. Kurti do të shkon me turp nga pushteti, e turpi më i madh është se nuk është sjell si pushtetar por si një figurë politike groteske, sepse sapo bën veprime të njëanshme në veri, kur po i vjen puna ngusht shkon feshurazi e lut amerikanet dhe KFOR-in që ta mbrojnë veriun”
Tahiri tha se i njëjti e ka ‘rrëzuar Kosovën në dy gjunjtë’.
“Dështimet e Kurtit nuk kanë të ndalur mu sikur figurat e dominos, ai e ka rrrëzuar Kosovën në dy gjunjtë. Sot Kosova është e izoluar, e dëmtuar, e sulmuar dhe e ndëshkuar nga aleati kryesor, Amerika, e cila na bëri shtet të lirë dhe të pavarur duke përkrahur luftën tonë për pavarësi” tha Tahiri
