Sveçla anulon tenderin 21 milionë eurosh të Agim Veliut

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka anuluar tenderin në vlerë 21 milionë euro, për furnizim me dokumente personale identifikuese, tender ky që ishte shpallur në kohën kur në krye të MPB-së ishte Agim Veliu.

Sveçla deklaron se sipas raportit të komisionit për rishikim të procesit, planifikimi si dhe argumentet për blerjen e dokumenteve dhe elementeve përcjellëse, ishin të pamjaftueshme dhe jo bindëse.

“Të shtyrë të veprojmë për të mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe shpenzimin e parasë publike, Ministria e Punëve të Brendshme ka anuluar projekt prokurimin për furnizimin me dokumente personale identifikuese, projekt ky që përfshinte shpenzimin e 21 milion eurove. Sipas raportit të komisionit për rishikim të procesit, planifikimi si dhe argumentet për blerjen e dokumenteve dhe elementeve përcjellëse, ishin të pamjaftueshme dhe jo bindëse. Arsyet se këto dokumente dhe elementet përcjellëse, sikurse avancimi i sistemeve dhe mirëmbajtja e tyre, konsiderohen se e tejkalojnë logjikën ekonomike dhe përbëjnë rrezik për mos marrjen e vlerës së parasë së shpenzuar siç e përcakton legjislacioni në fuqi. Mbes si gjithnjë i përkushtuar që të mbroj interesin qytetar dhe shtetëror”, deklaron Sveçla përmes një postimi në Facebook. /Zëri

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like