Sulmuesi shqiptar, Andi Zeqiri debuton në Ligën Premier

Sulmuesi shqiptar i Brightonit, Andi Zeqiri ka debutuar në Ligën Premier gjatë ditës së sotme (e diel).

Java e 14-të e Ligës Premier ka qenë e frytshme për sulmuesin e ri shqiptar, Andi Zeqiri, i cili ka shijuar debutimin në futbollin elitar anglez. Debutimi i Zeqirit erdhi në ndeshjen e Brightonit në shtëpi ndaj Sheffield Unitedit, takim që u mbyll 1-1.

Advertisement

 

Zeqiri pati paraqitje të mirë dhe ndihmoi ekipin e tij të marrë një pikë pasi deri para hyrjes së tij, Brightoni ishte duke humbur 0-1.

21-vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 72-të në vend të Ben White. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like