Sulmuesi i Spanjës, Lamine Yamal: Mos të më krahasojnë me Mesin, dua të fitoj gjithçka në futboll

Lamin Jamal është një qendër të botës. Talenti i Spanjës ka folur përpara finales së madhe me Anglinë duke treguar se është i përqendruar maksimalisht dhe nuk ka ndërmend që të merret me tema të tjera, si ajo e Rabiosë apo krahasimet me Lionel Mesin. Këtë të fundit e konsideron si lojtarin më të madh të historisë dhe shpjegon foton e bërë me të. “Në fundin e ndeshjes isha duke parë të gjitha postimet dhe montazhet që kishin bërë për mua. Shoh shumë njerëz që janë të lumtur dhe më mbështesin dhe e shijojnë atë që unë bëj në fushën e lojës. Nuk mendoj aspak për presionin”.

Advertisement

SHOKËT- “Më befason shumë Baena kur godet topin, por edhe Rodri kur luan në fushën e lojës ka një karakter të jashtëzakonshëm. Edhe Kukureja është një kampion i vërtetë”.

Advertisement
Advertisement