Sulmet në Francë dhe Austri, presidenti francez organizon samit kundër terrorizmit

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të organizojë të martën një samit virtual për të koordinuar një përgjigje evropiane ndaj sulmeve terroriste në Evropë.

Samiti që do të zhvillohet nesër u njoftua nga zyra e presidentit Macron.

Ai së pari do të takohet në Paris me kancelarin austriak, Sebastian Kurz dhe të dy më pas do të diskutojnë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, shefin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një video-lidhjeje.

Ky aktivitet vjen pas një sërë sulmesh që tronditën Europën. Më 16 tetor, në Francë, një mësues i historisë u vra në mënyrë mizore, pasi ai e kishte ilustruar një ligjeratë për shprehjen e lirë, me karikaturën e profetit Muhamed. Më 29 tetor u vranë tre persona në një kishë të Nicës. Ndërkohë më 2 nëntor në Vjenë të Austrisë si pasojë e një sumi terrorist u vranë katër persona dhe plagosën 22 të tjerë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours