Sulejmani takohet me kryetarin e komunës Zejtinburnu Ömer Arısoy

zv.Ministri Sulejmani takohet me kryetarin e komunës Zejtinburnu, Ömer Arısoy. Këtë e ka bërë të ditur vet Sulejmani përmes rrjetit social Facebook, përcjell NMK-post.

Ashtu suç shkruan Sulejmani, në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve, konkretisht në rafshin lokal.

Statusi i plotë

Vizitën time disa ditore e përmbylla me z.Ömer Arısoy, Kryetar i Komunes Zejtinburnu.
Po, nevojitet më shumë bashkëpunim institucional si në nivelin qëndror po edhe në atë lokal. Me qëllim avancimin dhe përmirësimin e kushteve të qytetarëve tanë. Ky, ishte qëndrimi jonë i përbashkët gjatë takimit.

Advertisement

Ndryshe, me kryetarin Arisoy biseduam edhe për mundësitë e bashkëpunimit në sferën e kulturës mes dy vendeve tona. Konkretisht, në rrafshin lokal përmes festivaleve apo organizimive të ndryshme kulturore artistike.
Gjithashtu, z.Arisoy më uroj sukses në detyrën e zv.Ministrit të Kulturës, duke më dhuruar një dhuratë simbolike. / NMK-post

Advertisement
Advertisement

You May Also Like