Suedi/Vonohen vaksinat kundër koronavirusit

Në Suedi, 2,100 doza të vaksinës covid-19 të prodhuara nga kompania farmaceutike Moderna janë transportuar në temperatura më të ftohta se sa ato të rekomanduara prej -40 ° C, duke bërë që vaksinat të vonohen në të paktën pesë zona.

 

Vaksinat, sipas epidemiologut shtetëror suedez, Anders Tegnell, janë shpërndarë në temperaturën e rekomanduar për vaksinën Pfizer-Biontech, e cila kërkon ruajtje në -70 gradë.

Këto paqartësi kanë zgjuar dyshime në efikasitetin e vaksinës Moderna.

Dorëzimet e vaksinave vonohen për shkak të një rrëmuje transporti në Gävleborg, Dalarna, Värmland, Halland dhe Östergötland, njofton SVT, transmeton RTKLive.

Advertisement

Disa banorë të zonave kanë pasur kohë për të marrë vaksinën e gabuar, që sipas autoriteteve shëndetësore, nuk duhet të jetë një rrezik për shëndetin.

Shërbimi i Farmaciotik, i cili është përgjegjës për transportimin e vaksinave, ende nuk ka dalë me sqarim se ku qëndron gabimi. RTKLive

Advertisement
Advertisement

You May Also Like