Studimi: “Molnupiravir” mund të ndalon transmetimin e Covid-19 për 24 orë

Një studim i bërë së fundmi ka dhënë rezultate premtuese për sa i përket trajtimit të virusit SARS-CoV-2. Një ilaç eksperimental antiviral, i cili merret me anë të rrugëve orale, parandalon transmetimin e koronavirusit brenda 24 orëve.

Medikamenti i quajtur molnupiravir nuk lejon shumimin e virusit duke e parandaluar atë të përhapet në të gjithë trupin, shkruan Daily Mail. Studiuesit bënë disa ekperimente me lepuj dhe shikuan se kafshët e trajtuara me këtë medikament nuk e transm etonin virusin, ndërsa të tjerat po.
Advertisement

Ekipi i studiuesve nga universiteti Shtetëror i Xhorxhias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se nëse të dhënat mund të përkthehen te njerëzit do të ishte një hap i rëndësishëm në betejën ndaj pandemisë. “Ky është demonstrimi i parë i një ilaçi oral në dispozicion për të bllokuar shpejt transmetimin e SARS-CoV-2,” tha Dr Richard Plemper, një profesor në Institutin për Shkencat Biomjekësore në Xhorxhia.

‘Molnupiravir mund të ndryshojë lojën’- thanë studiuesit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like