Breaking News :

nothing found
28-06-2022

Studentët e kriminalistikës në UT demonstruan praktika të zbulumit

Advertisement

Studentët e drejtimit studimor të Kriminalistikës pranë Fakultetit Juridik në Universitetin e Tetovës kanë demonstruar praktikisht mënyrën e zbulimit të veprave penale dhe autorit të saj. Kjo ka ndodhur në Ditët e hapura të organizuar nga UT-ja.
“Me rastin e dites se hapur ne Universitetin e Tetoves, studentet e kriminalistikes, demonstruan praktikusht menyren e zbulimit dhe ndricimit te veprave penale dhe autorit te saj. Janë praktika të cilat janë pjesë e disciplinave shkencore të kurikulave të lëndëve në këtë drejtim. Jo vetëm në drejtimin e Kriminalistikës por edhe në drejtimet e tjera të Fakultetit Juridik, programet tona ofrojnë përgatitje dhe praktika bashkëkohore për studentët” deklaroi pë NMK-Post, prof. dr. Qibir Avziu, dekan i Fakultetit Juridik në UT.
Universiteti i Tetovës këtë javë ka hapur dyert për studentët e rij. Siç informojnë nga UT maturantë nga i gjith vendi, por edhe nga Kosova dhe Shqipëria kanë vizituar Ditët e hapura, duke treguar interes mjaft të madh për të studiuar në këtë universitet.

Advertisement

Read Previous

Imer Selmani humb mikun e tij, ja dedikimi prekës

Read Next

Shembet dheu në rrugën Shkup- Bllacë

%d bloggers like this: