Stojanoska: Kovaçevski e pranoi propozimin e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të përbashkëta, në fund u përball me realitetin

Estimated read time 2 min read

Stojanoska: Kovaçevski e pranoi propozimin e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të përbashkëta, në fund u përball me realitetin

Stojanoska: Kovaçevski e pranoi propozimin e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të përbashkëta, në fund u përball me realitetin
Kovaçevski më në fund e pranoi atë që VMRO-DPMNE e ka thënë që nga fillimi dhe që ka ndodhur dje. Jo shumë kohë më parë, deklaratat e tij ishin se zgjedhjet do të jenë të ndara, por për një muaj ai pranoi të përbashkëta, tha për Radio Lider Dafina Stojanoska, deputete dhe anëtare e KI-së së VMRO-DPMNE-së.

Ajo theksoi se VMRO-DPMNE-ja që nga fillimi është përpjekur për zgjedhje të përbashkëta për disa arsye dhe qeveria, sado që i është shmangur ballafaqimit me popullin, përfundimisht e ka pranuar realitetin.

– Fitorja jonë zgjedhore është e sigurt, sado që të ikin nga disfata zgjedhore, duhet të përballen me realitetin. Nëse e dimë se sipas Kushtetutës data e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale është 8 maji, duke ditur se ato zhvillohen në dy cikle, do të thotë se fundi i prillit ose fillimi i majit duhet të jetë raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. theksoi Stojanoska.

Advertisement

Stojanoska theksoi se populli është tmerrësisht i zhgënjyer, mendon se ky zhgënjim do t’i demotivojë për të shkuar në zgjedhje, por në periudhën në vijim do t’i bien të gjitha maskat.

Nuk ka mbetur njeri në vend që të mos e pësojë këtë qeverisje përveç atij grupi të vogël në qeveri. Ka pasur edhe tema që nuk i kanë shqetësuar, por tani që u ka ardhur raporti i Komisionit Evropian, gishtin e drejtojnë tek të gjithë, por jo tek vetja, tha Stojanoska.

Stojanoska theksoi se duhet të jemi të kujdesshëm në këtë periudhë, veçanërisht në Kuvend, ku qeveria do të përpiqet të prezantojë projektligje të dyshimta, siç është propozim-buxheti i dyshimtë, që është sërish më i madhi në histori.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like