Statistikat e frikshme të Ibrahimovic, Milani varet prej tij

Varësia e ekipit ndaj tij është e dukshme. Statistikat janë të gjitha në anën e Zlatan Ibrahimovic, që ashtu si Shevcenko në 2001-shin, po gjen golin prej gjashtë ndeshjesh radhazi.

Në epokën e tri pikëve, vetëm ukrainasi dhe suedezi (edhe në 2012-ën) kanë prekur maja të tilla.

Sikur të mos mjaftonte, që nga zbarkimi i tij te Milani, 39-vjeçari ka marrë pjesë në aksionet e 23 golave në 22 ndeshje të kampionatit.

17 gola dhe 6 asiste për Ibrën, që udhëheq i vetëm renditjen e golashënuesve të Serisë A me 7 realizime në gjashtë javët e para.

Advertisement

Që pas pandemisë, kuqezinjtë kanë një rendiment stratosferik, falë edhe sulmuesit që me 14 gola dhe pesë asiste ka marrë pjesë në 19 gola të ekipit duke bërë më mirë se çdokush tjetër.

Shifra të çmendura që bëjnë “Djallin” të shpresojë se mund të arrijë në “Parajsë”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours