Spitali modern që ndërtoi Erdogan në fier me kushte si hotel me 5 yje (VIDEO)

Edhe 12 ditë nga premtimi i madh që Presidenti i Turqisë Erdogan i bëri Ramës 3 muaj më parë, kur i tha se “do e kesh gati spitalin para zgjedhjeve”.

Mesa duket Erdogan e mbajti fjalën, teksa kanë mbetur vetëm detajet e vogla për të kompletuar Spitalin e ri Rajonal Memorial të Fierit. Kryeministri ka publikuar video nga dita e 89 e punimeve, ku shihet se thuajse gjithçka është gati.

Një holl modern për pacientët që presin apo të afërmit e tyre, hapësirë e mjaftueshme brenda, me dhoma në të cilat ka tualet dhe televizor për çdo pacient. Ajo ç’ka është më e rëndësishmja është se çdo dhomë pacienti është e pajisur me aparaturat më të fundit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like