Breaking News :

nothing found
27-09-2023

Specialiteti i tyre vjedhje në qendra tregtare/ Arrestohet banda me dy gra dhe tre burra nga Shqipëria

Advertisement

Dy gra dhe tre burra, të gjithë me kombësi shqiptare, u arrestuan pasi ishin përgjegjës për dhjetëra vjedhje në qendrat tregtare në të gjithë Italinë.
Banda vinte çdo herë nga Shqipëria, merrte makina me qira, kryente një sërë vjedhjesh dhe më pas kthehej në vendin e tyre. Mall i sekuestruar llogaritet që të ketë një vlerë prej rreth 8 mijë euro.

Po vijojnë hetimet për identifikimin e kanaleve të marrjes së mallit që mund të kishte destinacion jashtë vendit. Të pestë u arrestuan në aktin e krimit në qendrën tregtare l’Adriatico 2 në Portogruaro për grabitje të parregullt.
Hetimet nisën për vjedhjet e shumta në një qendër tregtare.

Hetimet nisën në muajin shtator pas denoncimit të avokatit të zinxhirit H&M se në orët e punës të qendrës tregtare kishin ndodhur një seri vjedhjesh veshjesh në dyqanin Gran Fiume (Pordenone).

Advertisement

Read Previous

‘As bukë, as ngrohje’/ Flet Afrim Rexha, shqiptari që u mbajt peng në burgun grek për 11 muaj

Read Next

Gruaja e thirri policinë për t’u ankuar se i dashuri i saj nuk donte ta puthte