Spasovski: Ndihem mirë dhe jam në shtëpinë time në Kumanovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i cili ka qenë pozitiv në Kovid-19 ka njoftuar se ndihet mirë dhe se pas qëndrimit në Klinikën infektive në Shkup nga e hëna është në shtëpinë e tij në Kumanovë.

Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se po përhapen lajme të rrejshme për gjendjen e tij shëndetësore dhe se prej dje është hospitalizuar në klinikë private.

“Të dashur miq, një pjesë e portaleve përhapin lajme të rreme për gjendjen time shëndetësore dhe kinse hospitalizimin tim prej dje në klinikë private. Dua t’ju njoftoj se ndihem mirë dhe pas qëndrimit në Klinikën infektive në Shkup nga e hëna jam në shtëpinë time në Kumanovë. Pra është ky edhe një lajm i rrejshëm”, shkruan ministri për Punë të Brendshme.

Siç thekson, ai është falënderues ndaj punonjësve tanë shëndetësor që i kanë ndihmuar, ndërsa ju ndihmojnë edhe mijëra bashkëqytetarëve tanë tjerë që të ballafaqohemi me koronavirusin.

Advertisement

“Ata janë heronjtë tanë dhe me të vërtetë është e pakuptimtë se si dikush në këtë kohë përpiqet t’i devalvojë. Ju falënderoj edhe gjithë juve që çdoherë më shkruani dhe më jepni mbështetje. Bashkë do të përballemi me koronavirusin, ndërsa unë së shpejti do t’u kthehem obligimeve të mia të punës”, ka shkruar në profilin në Fejsbuk, ministri Oliver Spasovski./INA

Advertisement
Advertisement

You May Also Like