• 01-12-2021

Spasovski: Gjoba për personat që japin me qira vikend-shtëpiza në kohë të pandemisë

Dhënia me qira e vikend shtëpizave gjatë kohës së pandemisë për grupe të ndryshme njerëzish, është vepër penale, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai tha se MPB tashmë ka përgatitur plane për kontrolle të përforcuara dhe në mënyrë parandaluese apelon deri tek pronarët e  vikend-shtëpizave cilët planifikojnë t’i japin për festat në vijim, që ta dinë se çka mund t’i presë aty ku do të ndodhë kjo.

“Nuk ka kurrfarë ndalese për dhënien e vikend-shtëpizave për familje dhe një familje të mund të shkojë në ndonjë vikend-shtëpizë kudo në territorin e vendit tonë, megjithatë gjithsesi se është vepër penale dhënia e vikend-shtëpizave për grupe të njerëzve. Nuk është ideja që të sjellim vendim se restorantet, hotelet, etj, nuk mund të punojnë pas orës 18, e gjithë kjo me qëllim që të ndihmojmë në parandalimin e përhapjes së virusit korona, ndërsa nga ana tjetër të hapim objekte të reja të tilla që t’i kemi në rrethinën e Shkupit, kryesisht në Sopishtë dhe Mavrovë, ose në Ohër, ose në Strugë ose në cilindo vend turistik”, deklaroi Spasovski.

Read Previous

Selmani: Politikanët maqedonas nuk janë të interesuar të futen në BE

Read Next

Grubi: Ali Ahmeti si Hasan Prishtina

%d bloggers like this: