










Qeveria e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, po përgatitet të bëjë një kthesë historike në pozicionin e Spanjës ndaj Kosovës, me një deklaratë që do të përfshijë njohjen e parë de facto të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, shkruan gazeta spanjolle “The Objective”.





Sipas burimeve të gazetës, kjo mund të vijë përmes një zyre tregtare dhe kulturore në Prishtinë, megjithëse Zyra për Informim Diplomatik ka thënë se këto opsione nuk janë në tavolinë në këtë moment dhe se të tjera po shqyrtohen.





Lidhur me çështjen e njohjes së Kosovës nga Spanja dje ka folur edhe Sekretari i Shtetit për BE-në, Juan Gonzales-Barba, i cili e ka bërë të qartë se Spanja nuk do ta njohë diplomatikisht Kosovën derisa s’ka një marrëveshje në mes të Prishtinës dhe Beogradit.