Spahiu: Kosova duhet të japë diçka në këmbim të njohjes nga Serbia

Gjatë dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, kryeministri Kurti është vlerësuar për strategjinë e presionit ndaj kundërshtarit. Publicisti Nexhmedin Spahiu, e sheh këtë strategji afatshkurtër dhe suksesi i vërtetë do të matet vetëm me njohjen reciproke.

Për Spahiu, kryeministri Kurti duke bërë presion dhe shfrytëzuar epërsinë e tij morale dhe intelektuale mund të ulë çmimin që duhet të paguajë Kosova për të marrë njohjen nga Serbia.

“Kryeministri Albin Kurti shfrytëzon epërsinë e tij morale dhe intelektualë, gjë të cilën nuk e kanë shfrytëzuar paraardhësit, por kjo është një strategji e mirë për fillim se mund të ulë çmimin që duhet të paguajë Kosova për të marrë njohjen nga Serbia. Kapitalizimi i interesave të Kosovës është nëse e detyron Vuçiç të njohë Kosovën me një “çmim” sa më të lirë të mundshëm,” tha Spahiu./Blic/