Wednesday, September 18 2024

Sot përfundon afati për konvertimin e patentë shoferëve ilegale

Estimated read time 2 min read

Sot përfundon afati për aplikim nga qytetarët për konvertim të patentë shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë shoferë zyrtar të Kosovës.

Mbi 6.300 qytetarë kanë aplikuar për konvertimin e patent shoferëve nga ato ilegale në ato të Republikës së Kosovës. Kështu ka bërë të ditur për RTK-në zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Mitrovica e Veriut.

“Janë konvertuar përmbi 6 mijë e 300 patentë shoferë. Ka afat edhe nesër deri në orën 16:00. Pastaj, është vikend dhe do të vazhdojmë me vetëdijësim të qytetarëve, në rast se hasim në patent shofer paralel, e të cilat janë jo ekzistuese për ne”, ka thënë ai.

Elshani ka bërë të ditur se nga e hëna do të vazhdohet me gjobitje me tiketa, të cilat sipas tij do të jenë në vlerë nga 500 deri në 1500 euro.

Advertisement

Ai ka bërë të ditur se vlerësohet se kanë mbetur vetëm edhe disa qindra patentë shoferë të pakonvertuar.

“Nuk e kemi shifrën e saktë, sidoqoftë kemi qytetarë të tjerë të cilët s’mund t’i realizojnë të drejtat e tyre për të qenë shtetas të Kosovës. Ka një numër që nuk e dimë saktë, por që është me qindra”, ka thënë ai.

Procesi i konvertimit të patentë shoferëve ka nisur nga 9 maji.

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

​17 vjet nga vdekja e Faruk Begollit

​17 vjet nga vdekja e Faruk Begollit

Bie fluksi në pikat kufitare

Bie fluksi në pikat kufitare