Breaking News :

nothing found
26-09-2023

Sot pensionohet kampionja olimpike Majlinda Kelmendi

Advertisement

Xhudistia Kosovare, Majlinda Kelmendi sot gjatë ditës edhe zyrtarisht do të largohet nga sporti i Xhudos.Majlinda gjatë karrierës së saj bëri që emri i Kosovës të dëgjohet në shumë shtete të Botës.Në vitin 2009, Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rijnë në Paris të Francës.
Një vit më vonë ajo arriti vendin e pestë në Kampionatin Botëror për të rijnë në Marko dhe përfundoi e nënta në kategorinë 52 kg në Kampionatin Botëror të Xhudos në Tokio të Japonisë.

Titullin e parë botëror në xhudo, Majlinda e fitoi në vitin 2013 në kampionatin Botëror të Xhudos, i cili u mbajt në Rio de Janeiro të Brazilit.Ajo arriti ta mbrojë titullin botëror edhe në vitin 2014, vit në të cilin Majlinda Kelmendi u shpall xhudistia më e mirë në botë, në të gjitha kategoritë.Lojërat Olimpike në Rio 2016, Majlinda Kelmendin e shndërruan në sportisten më të suksesshme kosovare, pasi fitoi medaljen e artë në xhudo dhe u bë atletja e parë Kosovare që fiton medalje të artë për Kosovën në Lojërat Olimpike.

Advertisement

Read Previous

Erdogan: Ja kush donte të më vri’ste!

Read Next

Ilire Dauti do të jetë koordinatore e grupit parlamentar të ASh-së