SOT MBAHET SAMITI I SOFJES

Liderët kryesorë të Bashkimit Evropian mblidhen sot në Sofje të Bullgarisë, së bashku me krerët e shteteve të rajonit të Ballkanit, në të cilin këtë vit nikoqire janë Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Delegacionin e Maqedonisë së Veriut në këtë Samit e udhëheq Kryetari i Qeverisë se Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryetari i Qeverisë, Nikolla Dimitrov dhe ministri e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Tema e Samitit të Sofjes, i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit, është Tregu i Përbashkët Rajonal – Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.

Advertisement

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë: kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe burrështetas të tjerë të vendeve anëtare të BE-së. Samiti nis prej orës 10:00.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours