Sot bëhen 29 vjet, ende nuk dihet se kush qëndronte pas atentatit ndaj presidentit Kiro Gligorov

Sot bëhen 29 vjet, ende nuk dihet se kush qëndronte pas atentatit ndaj presidentit Kiro Gligorov

Para 29 viteve, më 3 tetor ishte kryer atentat mbi presidentin e atëhershëm të shtetit, Kiro Gligorov, i cili e mbijetoi me lëndime të rënda në kokë. Në vendin e atentatit ndërroi jetë shoferi i tij, Aleksandar Spirovski, ndërsa ishte lënduar edhe truproja e tij, Ilço Teovski. Si pasojë e lëndimeve, ndërroi jetë edhe kalimtari i rastit Hristo Hristomanov, ndërsa u lënduan edhe Klime Korobar dhe Jovan Atanasovski.

Mbetet e panjohur se kush qëndronte pas atentatit. Procedura hetuese e cila zhvillohet kundër një autori të panjohur ende është e hapur. Hetimi konfirmoi se atentati ka qenë mirë i përgatitur dhe organizuar dhe se vetëm rrethanë fati është që presidenti Gligorov i mbijetoi atentatit.

Денеска се навршуваат 10 години од смртта на првиот претседател на независна Република Македонија Киро Глигоров.

Sulmi është kryer me auto-bombë më 3 tetor të vitit 1995 në ora 9:50 në rrugën “Maqedonia”, para hotelit “Bristol” në Shkup, kur Gligorov me automjet zyrtar ka lëvizur nga rezidenca e tij, në vendin e punës në Kuvend.

Në një automobil “Citroen AMI 8” kanë qenë të fshehura 20 kilogramë eksploziv, i cili është aktivizuar me telekomandë kur automjeti i Gligorovit lëvizte drejt ndërtesës së Kuvendit. Para shpërthimit, automjetin zyrtar të presidentit në rrugën “Maqedonia” e ka ngadalësuar një “fiqo”.

Në hetim janë kontrolluar 30.850 automjete dhe mbi 15.000 objekte, janë identifikuar më shumë se 188.000 persona, nga të cilët 19.000 janë kontrolluar. MPB-ja zhvilloi edhe disa biseda informative me persona që i konsideronte si autorë të mundshëm të atentatit, por të gjithë pas marrjes në pyetje janë liruar. Kiro Gligorov ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare, më 1 janar të vitit 2012.