Ski-qendrat do të punojnë me protokolle të veçanta

Qeveria e pranoi mendimin e Komisionit për sëmundje infektuese se qendrat e skijimit mund të punojnë në pajtim me protokollin e përshtatshëm me masat e përshkruara parandaluese në kushte të pandemisë nga KOVID-19, duke e pasur parasysh se qendrat e skijimit nuk disponojnë me gondola të mbyllura në teleferikët.

Qeveria i pranoi edhe rekomandimet e Komisionit lidhur me Protokollin për masa sigurie për Kovid-19 për qendrat e skijimit për ndryshime në pjesën e shërbimit të rendit ose të patrullës para biletarive dhe teleferikëve. Nevojitet sigurim i domosdoshëm i distancës fizike prej 1,5 – 2 metra dhe para biletarive (si para teleferikëve), si dhe kufizim të punës së objekteve hotelierike në terrenet vetëm në hapësirë të hapur dhe me shitjen në sportel me enë për një përdorim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like