Skadon afati për përdorimin e vauçerëve për turizëm vendor

Sot është afati i fundit për përdorimin e vauçerëve për turizëm, rikujton Ministria e Ekonomisë.

Sipas të dhënave zyrtare, përfshirë ditën e djeshme janë përdorur 61,648 kupona për turizëm vendor nga gjithsej 100,336 kupona të dërguara në email adresa të vlefshme.

Platforma “Pushime në vend” përmes së cilës u realizua masa e vauçerëve për turizëm vendor do të mbyllet sot.

Vizitorët që përdorin vauçer për turizëm vendor do të duhet të lajmërohen nga kapacitetet e akomodimit jo më vonë se sot.

Advertisement

Hotelierët që kanë mysafirë që përdorin vauçerë të turizmit do të duhet të dorëzojnë fatura pagese në Ministrinë e Ekonomisë më së voni deri më 18.12.2020, pas së cilës fondet nga kuponët e përdorur do të paguhen deri në fund të vitit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like