“S’ka vaksinë anti-Covid deri para pranverës në Kosovë”

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj tha se ka nënshkruar aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 nëpërmjet Aleancës Botërore të vaksinimit.

Nga kjo lëvizje, Kosova pritet të përfitojë rreth 360 mijë vaksina falas, ndërsa pjesën tjetër synon ta blejë. Sipas ministrisë, me një sasi të tillë pritet që të vaksinohen së pari grupet e popullatës që janë më të rrezikuara nga COVID-19, si punonjësit e shëndetësisë, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Por, kur mund të fillojë procesi i vaksinimit në Kosovë? Zyrtarja për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Isme Humolli, tha per VOA-n se ky proces nuk mund të fillojë përpara pranverës.

 

 

“Ne po shpresojmë si OBSH që të jetë dikur tek gjysma e marsit, eventualisht fillimi i prillit. Gjasa për të nisur më përpara nuk ka, duke pasur parasysh sasinë e vogël e vaksinave që janë në prodhim dhe kërkesave shumë të mëdha në mbarë botën”, u shpreh Humolli.

Advertisement

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se Kosova përballet me mungesë të kushteve teknike dhe profesionale për vaksinën e re kundër COVID-19 dhe se janë duke mbështetur autoritetet në përgatitjen e terrenit për fillimin vaksinimit të populates. Qytetarë të anketuar nga Zëri i Amerikës u shprehen të gatshëm ta marrin vaksinën, pasi ajo të rekomandohet nga institucionet e vendit./TopChannel/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like