Breaking News :

nothing found
21-09-2023

Sjellja e grupit të Kumanovës në Kosovë, përgjigjet Kurti

Advertisement

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse kanë kërkuar që të dënuarit në Maqedoninë e Veriut pjesë e grupit Kumanova të sillen për ta vuajtur dënimin në Kosovë.Pyetjes i është përgjigjur menjëherë shefi i ekzekutivit.Kurti tha se kjo procedurë fillon me kërkesën e personit që është në vuajtje të dënimit dhe kur të dënuarit të shpallën fajtorë me vendim të formës së prerë, gjë që sipas tij s`ka ndodh deri tash.

“Transferi i tyre bëhet individualisht dhe jo në grup. Procedura fillon me kërkesën e personit që është në vuajtje të dënimit. Rasti është aktualisht në Gjykatë Supreme. Nuk ka përfunduar. Pra nuk ka një vendim të formës së prerë”, iu përgjigj Kurti-Berishës

Advertisement

Read Previous

A bëri trik magjik Burdushi? Shtyhet seanca

Read Next

A u bë pishman Alternativa?! /Zejdi: Duhet ta shqyrtojmë pjesmarrjen në qeveri!