Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova në shënimin e 153 vjetorit të lindjes, e nderoi revolucionarin maqedonas Goce Dellçev në kishën Shën Spas, e më pas çka shkoi në Shtip ku në Universitetin që e bart emrin e tij, vendosi kurora lulesh para përmendores së tij. Porosia e njohur e Dellçevit, tha ajo, është porosia më paqedashëse dhe më demokratike. “Mendimet e tij ende janë aktuale. Ne nuk kemi zgjedhje tjetër përveç të jemi krenarë me faktin që ka kaluar prej këtu, këtu prej këtyre dritareve ka shikuar, këtu ishte një pjesë e jetës së tij”, theksoi Gordana Siljanovska Davkova, presidente e RMV-së.
Advertisement
Advertisement
Advertisement
+ There are no comments
Add yours