Si guxon të hesht Prokuroria kur rriten 90% vdekjet nga COVID?

Nga Petrit Vasili-

“Prokuroria e kapur nga qeveria hesht edhe kur fshihen vdekjet e qytetarëve nga COVID! Si guxon të heshtë Prokuroria, kur rriten 90% vdekjet nga COVID pas denoncimit të opozitës! 90% është rritja e numrit të vdekjeve në 18 ditët e fundit pas denoncimit të opozitës në 20 nëntor. Prej datës 2 nëntor deri në 19 nëntor janë shënuar 139 raste humbje jete nga COVID në Shqipëri. Ndërsa pas denoncimit nga Opozita të problemit të vdekjeve, që prej datës 20 nëntor deri 7 dhjetor pati 265 raste humbje vdekje. Pra, për të njëjtën periudhë ditësh, 18 ditësh, para dhe pas denoncimit të opozitës, rastet e vdekjeve u rritën nga 139 në 265, pra plot 90%”.

Kjo rritje është kritike dhe ndërkohë prokuroria hesht. Si mundet që Prokuroria hesht pas një denoncimi publik kaq të rëndë të bërë nga opozita? Si mundet që Prokuroria nuk lëviz nga vendi, ndërkohë shifrat flasin në mënyrë kritike? Askush në prokurori e qeveri nuk duhet të kenë as iluzionin më të vogël se kjo çështje mund të mbyllet, ndërkohë që faktet ulërijnë. Kjo ishte Reforma në Drejtësi? Kapja e prokurorisë nga qeveria dhe një prokurori, që mbyll sytë edhe përpara vdekjeve. Është shumë e rëndë që shqiptarët po thonë “ishte më mirë kur ishte më keq”. As prokuroria e përpara Reformës në Drejtësi nuk ra asnjëherë kaq poshtë, sidomos kur bëhej fjalë për humbje jete qytetarësh. P.S. Të gjitha shifrat janë shifrat zyrtare të qeverisë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like