Si e verdhë e sëmurë” fiton çmim në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Estimated read time 2 min read

Dokumentari i shkurtër “Si e verdhë e sëmurë” nga regjisorja Norika Sefa ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme duke fituar çmimin për dokumentarin më të mirë të shkurtër në Festivalin e Filmit të Sarajevës. Filmi, i cili ka mbledhur një sërë çmimesh në festivale të ndryshme, vazhdon të impresionojë publikun dhe juritë anembanë botës.

 

Në festivalin e rëndësishëm të Sarajevës, juria e përbërë nga Mandy Chang, Marek Hovorka dhe Wang Xiaoshuai, ndau vetëm katër çmime nga gjithsej 21 filma në kategorinë e dokumentarëve. “Si e verdhë e sëmurë” shquhet mes këtyre filmave për qasjen e saj unike dhe artistike.

Filmi është një zhytje e thellë në kujtesën e Norës, ku realitetet shkrihen dhe vijat mes të keqes dhe të bukurës ndërthuren për të formuar diçka të re dhe të papritur. “Si e verdhë e sëmurë” është një pasqyrë e fuqishme dhe e ndjeshme, që eksploron përvojat dhe ndjenjat në një mënyrë vizualisht tërheqëse dhe mendjemprehtë.

Advertisement

 

Me një kohëzgjatje prej 23 minutash, ky dokumentar është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK) dhe prodhuar nga shtëpia filmike CMB.

Producent i këtij filmi është Mentor Shala, ndërsa bashkëproducentët janë Besnik Krapi dhe vetë regjisoria Norika Sefa. Për shpërndarjen ndërkombëtare të filmit është kujdesur kompania Square Eyes.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like