Shtypet një grua me veturë në Çair, ndërron jetë në spital

Një grua ka humbur jetën pasi që dje është goditur nga automjeti në Çair të Shkupit, informon policia.

Në datën 26.11.2020 në orën 09.20 në SPB Shkup, S.B. ka denoncuar se në rr. “Bosna e Hercegovina” në rrethin e një firme në Shkup automjeti i udhëtimit “Nisan” me targa të Shkupit, i drejtuar  nga T.Ç.(35) nga f.Pobozhje, ka goditur këmbësorin S.S.(63) nga Shkupi, e cila me automjetin e ndihmës së shpejtë mjekësore është dërguar në Kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ku i janë konstatuar lëndime të rrënda trupore, pas çka më vonë ka ndëruar jetë, njoftoi MPB.

Advertisement

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa inspektim  në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup./Zhurnal

Advertisement
Advertisement

You May Also Like