“Shteti nuk duhet t’i financojë partitë politike”

Kryetari i Lidhjes Demokratke (LD) në Maqedoni, Pavle Trajanov, thotë se është kundër që shteti t’i financojë partitë politike.

Ai thotë se gjatë financimit të partive përfitojnë vetëm ata të mëdhatë, ndërsa partitë e vogla nuk marrin asgjë.

“Jam kundër që shteti t’i financojë partitë politike. Nuk mund shteti të financojë fushatë mediatike, kemi institucione partiake që i financon shteti. Na duhen parti më të vogla, nuk duhet shteti të financojë, sistemi është i tillë që vetëm partitë e mëdha e marrin kulaçin më të madh”.

“LD ka marrë 6 mijë euro për vitin 2019 për aktivitete të partisë. LSDM dhe VMRO kanë marrë më shumë para. Nuk na duhen parti me 200 mijë anëtarë, le të financohen vetë nëse kanë aq anëtarësi. Dy herë kemi diskutuar për buxhetin, ndërsa aktiviteti kryesor i deputetëve është kontrolli i harxhimit të parave. Duhet që kur krijohet buxheti, të jepen ide”, tha Trajanov./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like