Shtetet e BE të bëhen gati, ja kurr do të vaksinohen qytetarët e parë europian?

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka dhënë lajmin e mirë për vendet e Bashkimit Europian, ndërsa tha se qytetarët e parë, tashmë mund të vaksinohen kundër koronavirusi, para fundit të dhjetorit.

Me një shënim në Twitter, von der Leyen, shkruan se KE ka siguruar kontrata me 6 kompani vaksinash.

“Ka dritë në fund të tunelit”, shkruan ajo, ndërsa i bën thirrje shteteve anëtare të BE që të bëhen gati tani për vaksinat.

Advertisement

“Ka dritë në fund të tunelit. Komisioni Europian ka siguruar kontrata me 6 kompani vaksinash. Qytetarët e parë të Bashkimit Evropian tashmë mund të vaksinohet para fundit të dhjetorit. Shtetet anëtare duhet të bëhen gati tani për vaksinat. Kjo është bileta jonë për të dalë nga kjo pandemi”, shkruan von der Leyen.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like