Shtabi zviceran i krizave kërkon masa më të rrepta për shkak të COVID-19

Shefi i shtabit të krizës, i cili këshillon qeverinë zvicerane në lidhje me pandeminë, bëri thirrje për një bllokim të rreptë sot, në mënyrë që të ndalohet përhapja e mëtejshme e virusit korona, duke iu referuar thirrjeve të shkencëtarëve, zyrtarëve dhe punonjësve të mjekësisë.

“Ne besojmë se na duhen masa shumë të rrepta sa më shpejt të jetë e mundur,” u tha gazetarëve Martin Ackermann, i cili kryeson organin e pavarur këshillues shkencor për COVID-19.

Ackerman bëri thirrje për mbylljen e restoranteve dhe dyqaneve më pak të rëndësishme dhe që të punohet më shumë punë nga shtëpia.

“Kemi frikë se do të ketë më shumë kontakte të ngushta gjatë pushimeve në fund të vitit. Kemi një situatë të keqe dhe ka shanse të mëdha që ajo të përkeqësohet,” tha ai.

Ndryshe nga vendet fqinje, Qeveria zvicerane shmangu futjen e një bllokimi tjetër, kryesisht duke dhënë rekomandime për porositjen e ushqimit nga restorantet dhe që baret dhe dyqanet të ndalonin punën në orën 19:00, në pjesën më të madhe të vendit.

Advertisement

Sidoqoftë, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Qeveria e Zvicrës është nën presion për të futur shtrëngime të mëtejshme të masave dhe për këtë ka paralajmëruar një konferencë për shtyp për të premten.

Zvicra ka regjistruar 4.271 raste të reja në 24 orët e fundit dhe 103 vdekje, raporton Reuters./lajmi.net

Advertisement
Advertisement

You May Also Like