Shqipëria pranon donancion nga India 50 mijë vaksina ‘AstraZeneca’

ShqSh
Pasditen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranës ka arritur ngarkesa me 50 mijë vaksina të Astra Zeneca, donacion i Indisë.
“Sot kanë mbërritur edhe 50 mijë doza të vaksinës AstraZen eca, të cilat menjëherë do të shpërndahen në të gjithë qendrat shëndetësore dhe qendrat masive të vaksinimit, për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës mbi 60 vjeç”, tha Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri.
Ministrja shtoi se “me ato të djeshmet, janë 400 mijë vaksinat e mbërritura deri me tani, javën që vjen presim mbi 200 mijë doza të tjera, për të vazhduar vaksinimin duke u shtrirë edhe në targetin e transportit publik, duke filluar nga transporti ajror.
Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj dhe Ambasadori i Republikës së Indisë në Bukuresht, Rahul Shrivastava ishin po ashtu të pranishëm në Aeroportin “Nënë Tereza”./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like